EXBATT
    EXBATT
    Burim energjie portativ ndriçon kuzhinën gjatë ndërprerjes së rrymës.
    Gama konsumatore | Kosovë

    Burime Energjie Portative në Kosovë

    EXBATT furnizon burime energjie portative LiFePO4 në Kosovë për rezervë në shtëpi, punë profesionale, përdorim në natyrë dhe energji të lëvizshme. Modelet e disponueshme shkojnë nga 518 Wh deri 2240 Wh dhe kanë dalje sinus i pastër, funksion UPS dhe karikim diellor.

    Secili aparat ka baterinë, invertorin dhe mbrojtjet elektronike brenda një kutie. Pa naftë, pa zhurmë, pa tym, dhe ndërprerja e rrymës kalohet nën 20 milisekonda.

    Pyetja e parë

    A janë invertor apo burim energjie?

    Këto nuk janë vetëm invertorë. Secili aparat e ka baterinë brenda: bateri litium-hekur-fosfat (LiFePO4), invertor sinus i pastër dhe mbrojtjet elektronike, të gjitha në një kuti të vetme. Nuk ju duhet të blini bateri veçmas.

    Kur ndërpritet rryma, aparati kalon automatikisht në bateri për më pak se 20 milisekonda: kompjuteri, ruteri dhe televizori as nuk e vërejnë.

    E mbushni nga priza normale, nga paneli diellor, ose nga çakmaku i veturës.

    Sqarim i shpejtë

    kW apo kWh?

    kW = Fuqia

    Sa pajisje mund t'i mbani njëkohësisht. Një aparat prej 2.4 kW mban deri në 2400 vat në të njëjtën kohë.

    kWh = Kapaciteti

    Sa gjatë zgjat. Një bateri prej 2.24 kWh mban një frigorifer rreth 40 orë.

    Mendojeni si depo uji: kW është sa i gjerë është gypi, kWh është sa e madhe është depoja. Kur pyesni për 2 kW ose 6 kW, ne duhet të dimë edhe sa gjatë ju duhet rryma.

    Modelet

    Zgjidh një burim energjie portativ

    Krahasim i specifikimeve të burimeve portative EXBATT
    ModeliKapacitetiFuqia e vazhdueshmeFuqia pikKimiaDalja ACUSB-CKarikim diellorFunksion UPSPeshaPërdorimi i rekomanduar
    EXBATT A500ProMomentalisht jo në stok518 Wh500 W1000 WLiFePO4, 6000 cikle2x Schuko 230 V, sinus i pastërUSB-C 100 Wderi 200 WPo, nën 20 ms7.4 kgRuter, dritë, laptop, telefona, TV i vogël
    EXBATT M12001030 Wh1800 W, LiFePO4, 6000 cikle2x Schuko 230 V, sinus i pastërUSB-C 100 W + USB-C 45 Wderi 800 WPo, nën 20 ms13 kgFrigorifer, TV, dritë dhe ruter gjatë ndërprerjes
    EXBATT M22002240 Wh2400 W, LiFePO4, 6000 cikle4x Schuko 230 V, sinus i pastërUSB-C 100 W + USB-C 45 W2x 600 WPo, nën 20 ms26.7 kgNdërprerje të gjata, pompë uji, vegla pune, terren
    Burim energjie portativ LiFePO4 518 Wh, pamje nga para.

    EXBATT A500Pro

    Momentalisht jo në stok

    Kapaciteti
    518 Wh
    Fuqia
    500 W (pik 1000 W)
    Bateria
    LiFePO4, 6000 cikle
    Priza
    2x Schuko 220V, USB-C 100W, 3x USB-A, 12V, 2x DC5525
    Hyrje diellore
    deri 200 W
    UPS
    <20 ms
    Pesha
    7.4 kg
    Përmasat (Gj × L × Th)
    335 × 180 × 230 mm
    Mbushja nga priza
    rreth 1.5 orë
    Për
    ruter, dritë, laptop, TV, frigorifer i vogël
    Specifikimet e plota të A500Pro
    Më i shituriBurim energjie portativ LiFePO4 1030 Wh, pamje nga para.

    EXBATT M1200

     

    Kapaciteti
    1030 Wh
    Fuqia
    1800 W në 230 V
    Bateria
    LiFePO4, 6000 cikle
    Priza
    2x Schuko 220V, USB-C 100W, USB-C 45W, 2x USB-A 18W, 12V
    Hyrje diellore
    deri 800 W
    Zgjerimi
    deri në 2060 Wh me një bateri shtesë
    UPS
    <20 ms
    Pesha
    13 kg
    Përmasat (Gj × L × Th)
    400 × 195 × 200 mm
    Mbushja nga priza
    hyrje deri 1000 W
    Për
    frigorifer, TV, dritë, ruter gjatë tërë natës
    Specifikimet e plota të M1200
    Burim energjie portativ LiFePO4 2240 Wh, pamje nga para.

    EXBATT M2200

     

    Kapaciteti
    2240 Wh
    Fuqia
    2400 W në 230 V
    Bateria
    LiFePO4, 6000 cikle
    Priza
    4x Schuko 220V, USB-C 100W, USB-C 45W, 2x USB-A 18W, 12V
    Hyrje diellore
    2x 600 W
    Zgjerimi
    deri në 6720 Wh me dy bateri shtesë
    UPS
    <20 ms
    Pesha
    26.7 kg
    Përmasat (Gj × L × Th)
    496 × 276 × 311 mm
    Mbushja nga priza
    hyrje deri 2000 W
    Për
    shtëpi e tërë gjatë ndërprerjeve të gjata, pompë uji, vegla
    Specifikimet e plota të M2200
    Madhësia fizike

    Sa të mëdha janë?

    Të tre aparatet janë vizatuar në të njëjtën shkallë. Përmasat janë gjerësi × lartësi × thellësi.

    Krahasimi i madhësisë së burimeve portativePamje teknike tridimensionale të A500Pro, M1200 dhe M2200 në një shkallë të përbashkët me gjerësi, lartësi dhe thellësi.335 mm180 mm230 mmA500Pro400 mm195 mm200 mmM1200496 mm276 mm311 mmM2200
    ModeliGjerësiaLartësiaThellësia
    A500Pro335 mm180 mm230 mm
    M1200400 mm195 mm200 mm
    M2200496 mm276 mm311 mm
    Kohëzgjatja

    Zgjidhni çka duhet të punojë, shihni sa mban.

    Shënoni pajisjet që dëshironi t'i mbani gjatë ndërprerjes. Të tre aparatet përgjigjen menjëherë.

    Fuqia gjithsej205 W
    Zgjedhja më e mirëM1200 · 4 orë 22 min
    1
    3
    1
    1
    1
    Fuqia e kërkuar gjithsej205 W

    Frigoriferi dhe lavatriçja ndizen dhe shuhen, kështu që numërohen me konsum mesatar, jo maksimal. Rrymat e nisjes kontrollohen me fuqinë maksimale të secilit aparat.

    Autonomia e synuar

    A500Pro

    518 Wh · 500 W

    Momentalisht jo në stok

    2 orë 12 min

    me mbushje të plotë

    41% e fuqisë së tij e shfrytëzuar

    Nuk arrin 4 orë, mungon 1 orë 48 min

    M1200

    E propozuar

    1030 Wh · 1800 W

    4 orë 22 min

    me mbushje të plotë

    11% e fuqisë së tij e shfrytëzuar

    Arrin autonominë e synuar 4 orë

    M2200

    2240 Wh · 2400 W

    9 orë 30 min

    me mbushje të plotë

    9% e fuqisë së tij e shfrytëzuar

    Arrin autonominë e synuar 4 orë

    Të papërshtatshme për çdo aparat portativ

    • Bojler
    • Furrë elektrike
    • Radiator elektrik
    • Tharëse rrobash
    • Klimë, në ngrohje

    Këto janë vlerësime. Kohëzgjatja reale varet nga pajisja, mosha e saj dhe temperatura. A500Pro ka fuqi maksimale 500 W: nuk mban pajisje mbi këtë kufi. Aparatet me rezistencë: bojler, furrë elektrike, radiator, tharëse rrobash, kërkojnë shumë fuqi vazhdimisht dhe nuk janë të përshtatshme për këto aparate.

    Prizat

    Priza normale 220V

    Paneli i pasëm i prizave: dy priza Schuko 220V, USB-C dhe USB-A.
    • 2x Schuko 220V
    • USB-C 100W
    • USB-A

    Priza normale 220V: kyçni çka të doni, njëjtë si në mur.

    Pamje e brendshme e aparatit: pllaka elektronike, invertori dhe ventilatorët.
    Ndërtimi

    Pse LiFePO4

    • Kimi litium-hekur-fosfat, e stabile termikisht.
    • 6000 cikle, rreth 16 vjet me një cikël në ditë.
    • Nuk merr flakë si tipet e vjetra të litiumit.
    • Dy ventilatorë ftohjeje për punë të vazhdueshme.
    • Invertor sinus i pastër, i sigurt për elektronikë.
    • Mbrojtje nga mbingarkesa, mbinxehja dhe qarku i shkurtër.
    Karikimi diellor

    Mbushe me diell

    Të tre modelet mbushen nga panele diellore përmes hyrjes XT60, pa pajisje shtesë. A500Pro pranon deri 200 W, M1200 deri 800 W, M2200 dy hyrje nga 600 W. Ne furnizojmë panelet, kabllot dhe lidhësit, dhe ju tregojmë sa panel ju duhet për ngarkesën tuaj.

    Krahasim

    Burim portativ apo UPS

    UPS-i është pajisje e instaluar që mbron ngarkesa fikse në një vend. Burimi portativ bën të njëjtin kalim automatik, por zhvendoset prej dhome në dhomë ose merret në terren, dhe shërben edhe si burim energjie larg rrjetit.

    Të tre modelet kalojnë në bateri nën 20 milisekonda, kështu që kompjuteri, ruteri ose televizori i lidhur nuk rifillon gjatë ndërprerjes. Për një sallë serverash, nënstacion ose proces industrial, përgjigjja e duhur mbetet një UPS apo impiant ridrejtues i dimensionuar si duhet, të cilat EXBATT i projekton veçmas.

    Krahasim

    Agregat me naftë apo burim portativ

    KrahasimAgregat me naftëBurim portativ
    ZhurmaI zhurmshëmPa zhurmë
    Përdorimi brendaJo, rrezikPo
    MirëmbajtjaVaj, filtra, karburantAsnjë
    NdezjaManuale, me vonesëAutomatike, <20 ms
    Kostoja e karburantitE vazhdueshmeZero

    Pyetje të shpeshta

    Rishikuar së fundi: | Specifikimet e rishikuara nga ekipi inxhinierik i EXBATT sipas fletëve teknike të prodhuesit. Kohëzgjatjet janë vlerësime dhe varen nga ngarkesa dhe efikasiteti i invertorit.

    Çmimet dhe disponueshmëria: shkruaj në chat dhe përgjigjemi brenda ditës.