POWERSAFE TS

Gama e pilave teke PowerSafe® TS ofron performancë të lartë, zgjidhje për jetëgjatësi të madhe për aplikime në energjinë e rinovueshme.Pilat PowerSafe® TS bazohen në teknologjinë e provuar me ajrim dhe janë projektuar për aplikime në fushën e energjive të rinovueshme që kërkojnë cikël maksimal jete me nivelin më të lartë të besueshmërisë.

Ato janë veçanërisht të përshtatshme për përdorim në instalimet e energjisë diellore, duke siguruar vazhdimësi të furnizimit me energji gjatë kohës së natës ose periudhave me pak diell.
Nevoja e pakët për mirëmbajtje arrihet përmes përdorimit të elektrolitit shtesë, që do të thotë se pilat kanë nevojë të mbushen vetëm një herë në vit.

Një gjë e tillë ndihmon në uljen e kostos së mirëmbajtjes dhe bën që ato të jenë zgjidhja ideale për shumë objekte të largëta ose të papajisura me operatorë.Në bateri përdoren gjerësisht katodat tubolare, në veçanti për aplikimet me kërkesa të larta. Në gamën PowerSafe TS, ato janë optimizuar për të pasur një cikël më të gjatë jete dhe kapacitet më të lartë.

Specifikime
Dokumente Teknike
ku përdoret


☑ Kapacitete nga 300Ah – 4580Ah në një regjim 120 orë (C120)
☑ Produktet disponohen të mbushura dhe të karikuara ose të karikuara dhe pa elektrolit
☑ Deri në 5200 cikle me nivel shkarkimi deri në 25%
☑ Mbushja kërkohet një herë në vit
☑ Mirëmbajtje minimale e nevojshme
☑ Siguri e shkëlqyer funksionimi, përfshirë: bashkues dhe terminale plotësisht të izoluar,
    tapë bllokuese e flakës rezistente ndaj acidit, për secilën pilë, mbrojtje e poleve gjatë transportit.

EN-PS-TS-RS-005_0814
EN-PS-TS PD-001_1111
EN-FL-MC-FC-002_0614
EN-Flooded-IOM-004 (Apr 15)
EN-PS-TS-OG-003_0814
EN-RE-SB-6PP-003_0514


☑ Përdoret për aplikime të energjisë së rinovueshme.

☑ Mikro rrjete.