Pastërtia e materialeve të përdorura për baterinë CYCLON® është çelësi për avantazhet e performancës së saj. Jetëgjatësi më e madhe, që nënkupton më pak ndërrime dhe kosto të lidhura me to, e kombinuar me besueshmëri më të lartë dhe avari më të pakta të sistemit, rezultojnë në kosto afatgjata më të ulëta për përdoruesin e fundit ose pronarin e pajisjes.
Bateritë CYCLON kanë një valvul sigurie 50 PSU që rimbyllet hermetikisht dhe lejon çlirimin e gazit, pastaj rimbyllet automatikisht, në mënyrë të tillë që të mos ketë rrezik të akumulimit të gazit brenda baterisë, ose avari “tharje” nga ri-karikime të vazhdueshme.
E ndërtuar me plumb të pastër 99,99%, pllakat e baterisë CYCLON janë tepër të holla, kështu që ofrojnë më shumë sipërfaqe sesa bateritë konvencionale dhe më shumë më tepër fuqi. Acidi me pastërti të lartë përthithet direkt nga veçuesit e pllakës AGM (Veshje me Qelq Përthithës), kështu që bateria CYCLON funksionon pa rrjedhje në çdo pozicion.
Përveç kësaj, veshja e jashtme metalike e baterisë CYCLON ofron mbrojtje nga tronditja, dridhja, temperatura dhe ndezshmëria ekstreme.
☑ Gamë e gjerë e temperaturës së funksionimit (-65ºC deri +80ºC).
☑ Valvul sigurie që mbyllet automatikisht.
☑ Kuti prej çelikuKonstruksion i fortë.
☑ Normë tepër të ulët vetëshkarkimi që siguron deri në 2 vjet jetëgjatësi ruajtjeje.
☑ Dizajni me plumb të pastër ofron efiçencën më të lartë të ri-karikimit.
☑ Cikli shumë i gjatë i jetëgjatësisë siguron deri në 300 cikle (100% Thellësi Shkarkimi).
☑ Përqindja më e madhe e dendëisë së fuqisë, për njësi peshe.
☑ Deri në 10 vjet jetëgjatësi në 25ºC.
☑ Teknologji e provuar e fushës dhe komponentë të njohur nga UL.
☑ Norma C5, deri në 80% e sasisë së llogaritur të energjisë.
☑ Përdoren për qëllime të përgjithshme deri në aplikime të jashëzakonshme.
☑ Telekomunikacion.
☑ Sistemet e mbrojtjes.
☑ Hapësira ajrore.
☑ Sistemet e pozicionimit global (GPS).
☑ Pajisje të furnizimit me energji të pandërprerë (UPS).
☑ Ndriçim në raste emergjente.
☑ Pajisjet mjekësore.
☑ Mbështetje rezervë për kompjuter.
☑ Automjetet elektrike.
☑ Pajisjet e energjisë diellore.
☑ Pajisjet e kopshtit.
☑ Elektronikë të përgjithshme.