Gama e baterive plumb-acid me valvul rregullatore dhe terminal përpara “PowerSafe® V Front Terminal” është projektuar veçanërisht për përdorim në aplikime që kërkojnë nivelet më të larta të sigurisë dhe besueshmërisë.
Të provuara për përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare më rigoroze, bateritë PowerSafe V njihen në të gjithë botën si zgjidhja më e mirë për aplikime në telekomunikim. Fama e baterive PowerSafe V për jetëgjatësi të madhe në shërbim, së bashku me performancën e shkëlqyer të intensitetit të lartë, bëjnë që ato të jenë ideale për sistemet UPS me veti specifike dhe integritet të lartë.
Bateritë PowerSafe V kanë performancë superiore, ndërsa zënë më pak vend sesa bateritë konvencionale për energji rezervë. Një gamë modelesh kompakte, të përshtatshme për sistemet standarde me rafte (rack) 19″, 23″ dhe ETSI, u siguron përdoruesve avantazhin për të pasur një dendësi energjie më të lartë. Kontaktet elektrike të vendosura që të gjitha në pjesën e përparme bëjnë që instalimi dhe inspektimi të kryhen më shpejt dhe më lehtë.Bateritë PowerSafe V-FT përfitojnë nga teknologjia e pllakave të holla me plumb të pastër nga EnerSys
Monoblloqet janë të dizajnuara duke përdorur teknologjinë e ri-kombinimit të gazeve që eliminon nevojën për shtimin e ujit duke kontrolluar formimin e oksigjenit dhe hidrogjenit gjatë mbushjes.
Oksigjeni i formuar tek pllakat pozitive shpërndahet tek pllakat negative përmes ndarësve me mikropore dhe me një seri reaksionesh kimike në pilë, ri-kombinohet në ujë. Cdo pilë përfshinë valvul sigurie që lejon kontrollimin e lirimit të gazit kur presioni rritet në pilë.
☑ Diapazoni i kapacitetit: 31Ah – 190Ah
☑ Lidhje terminalesh përpara për instalim dhe mirëmbajtje të shpejtë dhe të lehtë
☑ Të përshtatshme për instalim në rafte 19″, 23″ dhe ETSI
☑ Kuti dhe kapak me material rezistent ndaj flakës UL94 V-0
☑ Besueshmëri e lartë
☑ Jetëgjatësi e madhe e provuar
☑ UPS industrial.
☑ Aksesi në rrjet.
☑ Në ndërtim.
☑ Wireless LAN optik pasiv.
☑ Zyrat Qendrore / Qendrat e ndërrimit.
☑ Sisteme alarmi dhe sigurie.
☑ Ndriçim në raste emergjente.
☑ Rrjetet e sigurisë publike.
☑ Siguria dhe mbikëqyrja.
☑ Trafiku & Sistemet e transportit inteligjent.
☑ Qendrat e të dhënave.