POWERSAFE SBS EON

Teknologjia e jashtëzakonshme EON Technology® e EnerSys® e shtrin më tej pozicionin si lider teknik të baterive PowerSafe® SBS®: pilat dhe modulet monobllok PowerSafe® SBS® EON Technology jo vetëm që përmbajnë avantazhet tipike që lidhen me teknologjinë e EnerSys me plumb të pastër në fleta të holla (si p.sh. jetëgjatësia, dendësia e lartë e energjisë, koha e gjatë e ruajtjes etj.), por edhe ofrojnë performancë ciklike të jashtëzakonshme në përdorimet e karikimit plotësues dhe karikimit të shpejtë, madje edhe në mjediset më të vështira dhe më të nxehta të punës.

Aty ku bateritë konvencionale VRLA AGM orvaten për t’u bërë ballë kushteve të vështira dhe ndërprerjeve të shpeshta të rrymës, EON Technology bën që bateritë PowerSafe SBS 2V dhe 12V të jenë zgjidhja e përkryer për kushtet sfiduese të punës së rrjeteve të sotme të telekomunikacionit. Veçoria specifike e PowerSafe SBS me EON Technology bën që SBS B14 – 900 të jetë e përshtatshme për t’u përdorur në UPS-të e mëdha dhe për ruajtjen e energjisë jashtë rrjetit.

Gama e baterive PowerSafe SBS me EON Technology është e disponueshme në një sërë variantesh: modelet me terminal përpara SBS B14 – 190F që mundësojnë instalim dhe inspektim të shpejtë dhe të lehtë, modeli klasik me terminal lart SBS 410, si dhe seria SBS 320 – 900 që ofron kapacitete lider në këtë industri (deri në 900Ah) në madhësi moduli DIN të OPzV.

Bateritë PowerSafe SBS me EON Technology janë unike për energjinë dhe fuqinë e pakrahasueshme, performancën e lartë dhe besueshmërinë e provuar që ofrojnë.

Specifikime
Dokumente Teknike
ku përdoret


☑ Diapazoni i kapacitetit: 62Ah – 900Ah
☑ Performancë ciklike superiore
☑ Aftësi të jashtëzakonshme për karikim të shpejtë
☑ Dendësi e lartë energjie
☑ Rezistencë ndaj mjediseve të vështira
☑ Jetëgjatësi përdorimi e madhe
☑ Kohë ruajtjeje deri në dy vjet

Bateritë PowerSafe SBS EON
EN-SBS-EON-PD-002_1113
EN-SBS-EON-AG-007_1015
EN-SBS-EON-IS-008_1213
EN-SBS-EON-OGH-006_1015
EN-Reserve-SB-6PP-001
EN-TC-SB-6PP-001_0213
EN-RE-SB-6PP-003_0514
EN-PS-PU-8P-002_0214
EN-UPS-SB-6PP-001_0213


☑ Janë zgjidhja e përkryer për kushtet sfiduese të punës së rrjeteve të sotme të telekomunikacionit.

☑ Përdoren në UPS-të e mëdha dhe për ruajtjen e energjisë jashtë rrjetit.