Gama e baterive PowerSafe® OPzS nga EnerSys® është projektuar për përdorim në të gjitha aplikimet për energji rezervë që kërkojnë nivelet më të larta të besueshmërisë dhe sigurisë.
Pilat PowerSafe OPzS përfitojnë nga një dizajn i optimizuar i pllakës, i cili krijon rritje të kapacitetit krahasuar me kërkesat e standardit DIN të njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu, teknologjia e pllakës tubolare me kokë të fshehur ofron një performancë të shkëlqyer të aftësisë ciklike, së bashku me jetëgjatësinë e madhe të provuar tashmë për kushtet e tensionit plotësues, për një zgjidhje vërtet fleksibël.
Specifikimi i pilave PowerSafe® OPzS i bën ato ideale për një gamë të gjerë aplikimesh, si p.sh. në telekomunikacion, në prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, në sistemet e sinjalistikës në hekurudha, aeroporte dhe porte, sistemet informatike, atyre të ndriçimeve të emergjencës dhe në ato të automatizimit dhe matjes.
☑ Diapazoni i kapacitetit: 216Ah – 3360Ah (C10/1.80Vpc/20°C)
☑ Kapacitet e C10 tejkalojnë vlerat standarde DIN
☑ Aftësi e shkëlqyer ciklike
☑ 20 vjet jetëgjatësi e projektuar (20°C)
☑ Besueshmëri e lartë funksionale
☑ Nevojë e ulët për mirëmbajtje
☑ Interval 3-vjeçar për mbushje me ujë
☑ Përputhshmëri me DIN 40736-
☑ Përdoren në një gamë të gjerë aplikimesh.
☑ Telekomunikacionin.
☑ Gjenerimin dhe shpërndarjen e energjisë.
☑ Sinjalizimin hekurudhor.
☑ Aeroport dhe port detar.
☑ Ndriçim në raste emergjente.
☑ Ruajtjen e energjisë.
☑ Pajisjet dhe nënstacionet.
☑ Mikro rrjete.
☑ Pajisje mjekësore.