Suksesi i teknologjisë me pllaka të holla plumbi të pastër (TPPL) ndikoi në zhvillimin e gamës së pilave 2 volt të baterive Hawker XFC, ashtu që të plotësohen kërkesat e ndryshme të paisjeve për ngarkim-shkarkim.
Duke konsideruar densitetin e lartë të energjisë dhe kapacitetin e lartë mbushës, këto bateri të cilat nuk ju nevojitet mirëmbajtja mund të përdoren në cdo kohë dhe të rimbushen sa herë që është e mundur.Pilat e baterive Hawker XFC janë ndërtuar duke përdorur pllaka të holla plumbi dhe janë shumë më të holla se sa pllakat Kalcium-Plumb.
Pllakat negative dhe pozitive kanë rezistencë të vogël duke mundësuar rrjedhje të lartë elektriciteti në mbushje dhe zbrazje. Profili specifik mbushës lejon rimbushje të shpejtë në më pak se 4 orë nga 60% DOD dhe mundësi që të rimbushet sa herë që është nevoja, pa e dëmtuar baterinë.Komunikimi i avancuar me mbushësit Hawker HF, Life IQ dhe LifeSpeed IQ, siguron performancë të lartë afatgjate dhe kursime kostoje.
☑ Bateri pa mirëmbajtje – nuk nevojitet rimbushja me ujë.
☑ Mundësia për tu rimbushur sa herë që makina nuk është duke lëvizur minimizon nevojën për të bartur bateri rezervë.
☑ E përshtatshme për punë shumë-ndërrimëshe, gjë që optimizon disponeshmërinë e mjeteve.
☑ Mund të operojnë në PSOC (Partial State of Charge- Bateri e mbushur pjesërisht) për të rritur disponueshmërinë e kamionëve.
☑ Gjurmët e karbonit dhe konsumimi i elektricitetit janë të minimizuara dukë ju falenderuar faktorit të ulët të mbushjes.
☑ Pajsjet për ngarkim-shkarkim.
☑ Piruner & Makineri për bartjen e paletave.
☑ Automjete të drejtuara automatike.
☑ AGV.