BATERITË DATASAFE HX PLUS

Ndërkohë që kostoja e energjisë elektrike vazhdon të rritet dhe konsumi i energjisë në përdorime të veçanta, si p.sh. qendrat e grumbullimit të të dhënave, vazhdon të shtohet, efiçenca energjetike është kthyer në një temë me interes dhe shqetësim në rritje për industrinë UPS.

Përveç kësaj, ndërgjegjësimi në rritje për ndikimin e konsumit të energjisë mbi mjedisin ka shtuar presionin te vendimmarrësit për të zhvilluar strategji serioze për menaxhimin e energjisë dhe për të investuar në nisma miqësore ndaj mjedisit. Si rezultat, reduktimi i kostove dhe përdorimit të energjisë përmes nismave të gjelbra është bërë një synim vendimtar për shumë aktorë të sistemit UPS, të cilët janë përpjekur të përgjigjen duke zhvilluar sisteme menaxhimi të energjisë me efiçencë më të lartë, me qëllim që të reduktojnë humbjet e energjisë dhe, në fund, kostot operative.

EnerSys®, një nga prodhuesit më të mëdhenj të baterive në botë dhe lider në sistemet e ruajtjes së energjisë, është krenar që po bën pjesën e vet duke zhvilluar produktet më efektive dhe novatore për një gamë të gjerë përdorimesh. Gama DataSafe® HX Plus e EnerSys mund të kontribuojë ndjeshëm për t’i ndihmuar konsumatorët për të arritur objektivat e tyre të biznesit në aplikime të ndjeshme të energjisë mbështetëse. Përdorimi i teknologjisë së provuar dhe të avancuar TPPL (teknologjia me pllakë të hollë plumbi të pastër), i kombinuar me përzgjedhjen e materialeve të cilësisë dhe pastërtisë së lartë, bën të mundur që EnerSys të prodhojë produkte me veti dhe avantazhe të jashtëzakonshme dhe, rrjedhimisht, me vlerë shumë të leverdishme.

Specifikime
Dokumente Teknike
ku përdoret


☑ Kapacitet 360, 420, 506 dhe 560 W për pilë (1 5min/1 .67Vpc/25°C)
☑ Projektuar veçanërisht për përdorime me shpejtësi të lartë shkarkimi
☑ Dendësi energjie e shkëlqyer
☑ 10-12 vjet jetëgjatësi e projektuar
☑ Konsum i ulët energjie
☑ Zgjedhja e plastikës ABS rezistente ndaj flakës UL94 HB ose UL94 V-0
☑ Kosto e ulët totale e pronësisë

Bateritë DataSafe HX +
EN-DS-HX plus-PD-002_0612
EN-HX-IOM-008_0612
EN-Reserve-SB-6PP-001
EN-UPS-SB-6PP-001_0213


☑ Projektuar veçanërisht për përdorime me nivel të lartë shkarkimi.

☑ UPS industrial.

☑ Qendrat e të dhënave.